Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit

Gjashtë dekada negociata, Greqia i dorëzon Bullgarisë eshtrat e Car Samuilit

Më shumë se 1,000 vjet pas vdekjes së tij dhe pas mbi gjashtë dekadash negociata, eshtrat e Car Samuilit janë kthyer nga Greqia në Bullgari, ku u pritën me nderime shtetërore dhe nga mijëra qytetarë. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik. “Athina po përmbush detyrën e saj historike. Besoj se ka ardhur koha për logjikë, drejtësi dhe etikë”, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Rumen Radev shprehu mirënjohjen për kthimin e eshtrave. “Dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë, i nderuar Kyriakos, për lidershipin tuaj politik, mençurinë dhe guximin”, tha ai. Dhjetëra bullgarë morën pjesë në përcjelljen e eshtrave nga Selaniku. Pas hyrjes në hapësirën ajrore bullgare, avioni ushtarak “Spartan” u shoqërua nga avionë luftarakë MiG-29 dhe F-16. Nga...