Gjakderdhje financiare në Korridorin VIII/ Kostoja e Elbasan Qafë Thanë rritet me 100 mln euro për emergjencat dhe shtesat e kontratave

Gjakderdhje financiare në Korridorin VIII/ Kostoja e Elbasan Qafë Thanë rritet me 100 mln euro për emergjencat dhe shtesat e kontratave

Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shndërrohet me shpejtësi në një pus pa fund për paratë e qytetarëve. Dokumentat zyrtare të buxhetit dëshmojnë se kostot e kësaj vepre kanë dalë plotësisht jashtë kontrollit, të fryra nga modifikimet e vazhdueshme të kontratave, menaxhimi i dobët dhe emergjencat gjeologjike rrugës. Ai që nisi si një projekt i ndarë hap pas hapi, deri më tani ka arritur në një faturë prej 35,2 miliardë lekësh, ose mbi 387.8 milionë euro. Por ky nuk është fundi i pusit. Gjasat janë që fatura e rrugës me gjatësi totale 51 kilometër të kalojnë dukshëm mbi 700 milionë euro, teksa kontratat shtohen nga viti në vit. Zanafilla e gjakderdhjes Në fund të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar lidhi një kontratë me kompaninë Infrakonsult...