Gëzuar ditëlindjen, Ibrahimovic! 45 vitet e një futbollisti dhe njeriu unik

Gëzuar ditëlindjen, Ibrahimovic! 45 vitet e një futbollisti dhe njeriu unik

Nuk do ta dimë kurrë se si është të jesh Ibrahimoviç. Por, në ditëlindjen e tij të 45-të, e dimë çfarë ka qenë Zlatan për ne: shumë gjëra, një mijë jetë, të ndryshme dhe të pamundura, ashtu si golat e tij. Nga Rosengård, periferia e Malmos, deri te roli si këshilltar i lartë i Milanit, Ibra ka mbetur besnik ndaj një prej frazave të tij të famshme: “Mund ta nxjerrësh djalin nga getoja, por nuk mund ta nxjerrësh geton nga djali”. Kjo tregon urinë për suksesin dhe famën e njeriut të fortë. Askush nuk ka mundur ta imitojë. Asgjë nuk e tregon më mirë Ibrën sesa golat e tij dhe mënyra unike për të sfiduar imagjinatën, me lëvizje të ngjashme me taekwondo. Nga Juventusi tek...