“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

“Gërdeci”/ Procesi ndaj Fatmir Mediut, Geraldo Durda: Një shkresë politike nuk mund të zëvendësojë drejtësinë! Një ish-senator në pension…

Familja e Edison Durdës, 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit, ka reaguar pas seancës së zhvilluar këtë të martë, 10 nëntor, në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Vëllai i Edison Durdës, Geraldo Durda, ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësitë institucionale që çuan në tragjedinë e 15 marsit 2008, duke iu referuar edhe dëshmisë së ish-zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të dhënë në seancë. Sipas reagimit, dëshmitari ka deklaruar se kishte paraqitur dorëheqjen për të mos firmosur urdhrin për caktimin e Gërdecit si vend për demontimin e municioneve dhe kishte përshkruar një situatë kaotike në Ministrinë e Mbrojtjes. “Por pikërisht këtu lind pyetja: Nëse vendimmarrja në institucionet shtetërore ishte kaotike, kush kishte përgjegjësinë dhe autoritetin për të vendosur rregull?...