Genoa “spektakël” ndaj Juventusit në pjesën e parë, Monza rikthen barazpeshën në fund ndaj Napolit (video)

Genoa “spektakël” ndaj Juventusit në pjesën e parë, Monza rikthen barazpeshën në fund ndaj Napolit (video)

28 Tetor 2026 21:33 Telesport Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat e radhës për javën e 9-të në Serie A. Në “Luigi Ferraris”, Genoa po udhëheq 2-0 ndaj Juventusit. Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku Kingsley Ehizibue gjeti rrjetën pas asistit të Tommaso Baldanzi. Në minutën e 28-të ishte vetë Baldanzi që dërgoi topin në rrjetë, edhe falë devijimit të Gleison Bremer. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit. Mario Mitaj u fut në fushë në minutën e 41-të, në vend të Mikael Egill Ellertsson. Edon Zhegrova gjendet në stol si zakonisht te Juventus. SHIKOGOLAT Në sfidën tjetër, pjesa e parë mes Monza dhe Napolit është mbyllur në barazim 1-1. Napolitanët gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Rasmus Hojlund,...