Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ku kërkon reflektim institucional dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian për funksionimin demokratik të Parlamentit. Duke iu referuar raportit të KE-së për Shqipërinë, të datës 4 nëntor 2026, Bardhi ngre shqetësimin për dobësimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë, kufizimin e të drejtave të opozitës, politizimin e institucioneve të pavarura dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në letër, ai thekson se gjatë kësaj legjislature mazhoranca ka refuzuar gjashtë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore dhe 11 interpelanca me Kryeministrin. Bardhi kritikon gjithashtu mosshqyrtimin e katër projektligjeve të opozitës, të depozituara në qershor 2026, që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe...
Burimi:
gijotina.com