Gazetarja Morava: A e mbështeti Veliaj destabilitetin në vend?
Gazetarja Kostana Morava, thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me mbështetjen e protestës kundër Vuçiçit, dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. ”Me statusin e tij në Facebook, ku zoti Veliaj mbështeti protestën kundër Vuçiçit, kuptohej se cili ishte mesazhi për kryeministrin. Në atë moment, mua më lind pyetja: a ka rrezikuar destabilitetin e Shqipërisë me mbështetjen që i ka bërë protestës? Apo ka kaluar edhe në nivele të tjera, që duhen sqaruar”, u shpreh Morava në A2CNN.
Burimi:
kohajone.com