Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese kundër rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që prek mediat dhe gazetarët. Sipas njoftimit të AGSH-së, në orën 10:00 do të depozitohet kërkesa për pezullimin e rregullores dhe më pas për shpalljen e saj antikushtetuese. Pas depozitimit të kërkesës, Asociacioni do të mbajë edhe një deklaratë për mediat pranë Gjykatës Kushtetuese. Deklarata plotë e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve. AGSH do...
Burimi:
javanews.al