Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, pritet të mbërrijë së shpejti në Shqipëri, ndërsa vendi po përballet me protesta dhe tubime të zhvilluara në Tiranë dhe zona të tjera. Gazeta amerikane “Contra Costa Herald” ka publikuar një profil për diplomatin e ri amerikan, duke theksuar prejardhjen e tij nga Kalifornia, si dhe karrierën e gjatë ushtarake në Forcat e Armatosura të SHBA-së. Sipas medias amerikane, Wendt është gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s. Ai ka shërbyer për më shumë se tri dekada në ushtri, përfshirë rreth 30 vjet në radhët e Forcave Speciale “Green Beret”. “Gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së, Eric Wendt, është ish-komandant i Shtabit...