Gasperini: Interi mbetet skuadra më e fortë e Serie A, ne duam ta rivalizojmë

Gasperini: Interi mbetet skuadra më e fortë e Serie A, ne duam ta rivalizojmë

18 Shtator 2026 14:20 Alfred Lleshi Në prag të supersfidës Roma-Inter në “Olimpico”, Gian Piero Gasperini foli për rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e zikaltërve. Çfarë përfaqëson kjo ndeshje?Ka kënaqësi që mbërrijmë në këtë situatë në renditje dhe me këto fitore. Është një ballafaqim i bukur, me stadiumin plot dhe dy skuadra të rëndësishme. Është një ndeshje shumë e pritur. A mund të jetë entuziazmi një “thikë me dy presa”?Për mua, këto janë të gjitha energji pozitive. Pastaj është ndeshja. Duhet të mendojmë për sfidën, momentin tonë dhe atmosferën pozitive. Pse Roma mbërrin në nivel të barabartë me Interin?Unë e shoh Interin ende përpara të gjithëve. Prej vitesh po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe është skuadër shumë e fortë. Fakti që të gjithë duan të...