Gaspart: E teprova me Messin, i kalova limitet, por askush nuk e do më shumë se unë

Gaspart: E teprova me Messin, i kalova limitet, por askush nuk e do më shumë se unë

16 Tetor 2026 13:29 Alfred Lleshi Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, është tërhequr nga deklaratat e ashpra të bëra pak ditë më parë kundër Lionel Messit, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes yllit argjentinas dhe presidentit aktual të klubit, Joan Laporta: “Duhet të tregohet i kujdesshëm. Barcelona është më e madhe se ai. Nëse Leo Messi vjen për të përshëndetur tifozët, por vendos të mos paraqitet vetëm sepse president është Laporta, duke e shtyrë gjithçka për kur ai të mos jetë më në detyrë, unë nuk do të merrja pjesë në atë ceremoni nderimi”, – deklaronte Gaspart. Tani, ish-drejtuesi katalanas pranon se e teproi: “A do t’i kërkoj falje Messit? Nuk u kam kërkuar kurrë falje as fëmijëve të mi kur i kam kritikuar...