Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari i është drejtuar me një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke kërkuar që administrata amerikane të shqyrtojë jo vetëm pretendimet e ngritura ndaj qeverisë shqiptare nga kongresmenët Joe Wilson dhe Keith Self, por edhe rrethanat dhe kontaktet politike që, sipas tij, i paraprinë letrës së tyre. Kokalari ndalet veçanërisht te marrëdhëniet e Fatmir Mediut dhe Sali Berishës me ligjvënës amerikanë, duke ngritur pyetjen nëse ndërhyrja e Wilson dhe Self mund të jetë ndikuar nga aktiviteti lobues dhe politik i opozitës shqiptare. Në letër, ai rikthen gjithashtu në vëmendje përcaktimin e Berishës për korrupsion nga Departamenti amerikan i Shtetit në vitin 2021 dhe skandalin e municioneve AEY, për të cilin Kokalari thotë se ka pasur njohuri të drejtpërdrejta përmes bashkëpunimit...