Garë e çmendur në MotoGP, ‘MM93’ fiton në Aragon dhe afrohet me kreun
Garë për njerëz me zemër të fortë…Mark Markez sulmon dhe kalon Marko Bexeki-n në xhiron e gjashtë, kontrollon një Pedro Akosta kërcënues dhe mbyll me dopietën e fituar spanjolle. Pas garës së Sprintit dje, Mark Markez mori sot edhe Çmimin e Madh të Aragonit mbi motorrin e Ducati-t. Ai e mylli përpara Pedro Akosta-s (KTM) dhe Marko Bexeki-t (Aprilia), i cili e nisi garën nga pozicioni i parë. Falë fitores së tij në raundin e trembëdhjetë të Botërorit 2026 (i katërti i tij këtë vit, të gjitha në gjashtë GP-të e fundit), Markez bëri një hap tjetër përpara në renditjen e përgjithshme, duke i rrëmbyer vendin e dytë Bexeki-t (pesë pikë përpara italianit), duke nisur një ndjekje edhe më të vendosur ndaj kryesuesit Horge Martin,...
Burimi:
sportiim.al