Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Ilir Panda pjesë e shkallës së tretë të gjyqësorit prej 11 marsit të vitit 2020, ka shprehur interes për drejtimin e Gjykatës së Lartë. Ky i fundit është zgjedhur zëvendëskryetar në 16 nëntor të vitit 2023 nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mes të muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfundon në 17 tetor. Sot është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët, ndërsa të drejtë kandidimi kanë vetëm gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Pritet deri në 24.00 për të parë nëse do të ketë magjistratë të tjerë të interesuar për këtë pozicion, ndërsa kryetari i ri që do të zgjidhet do të nisë ushtrimin e detyrës...