Galliani “refuzon” presidencën e FIGC: Futbollit italian i duhet qetësi, nuk mund të votohet dy herë
17 Nëntor 2026 8:21 Alfred Lleshi Adriano Galliani ka shpjeguar arsyet përse hoqi dorë nga kundërshtimi i kandidaturës së Giovanni Malagò për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). “Vazhdoj të jem i bindur se nuk mund të votohet dy herë, sepse në këtë mënyrë çdo kandidaturë mund të rrëzohet në momentin e fundit. Nëse lejohet të votohet dy herë, atëherë mund të bëhet papritur edhe një revokim dhe kandidatura të bjerë. Megjithatë, si njeri i futbollit, një sport me të cilin merrem prej 50 vitesh, mendoj se bota jonë ka nevojë për qetësi dhe stabilitet. Kemi shumë probleme, ndaj vendosa të mos ndërmarr asnjë veprim. Do të shkojmë drejt votimit më 14 dhjetor. Kanë mbetur katër javë, janë dy kandidatë dhe do të shohim...
Burimi:
telesport.al