Galeria Kombëtare e Kosovës organizon program publik gjatë 10–16 tetorit
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar për programin publik të muajit tetor në Galerinë Kombëtare të Kosovës, i cili do të mbahet nga 10 deri më 16 tetor 2026, në kuadër të ekspozitës “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa, të kuruar nga familja. Programi përfshin dy punëtori për familje, një bisedë mbi krijimtarinë e artistit Xhevdet Xhafa, si dhe promovimin e librit “Trupi si arkiv”. Përmes këtyre aktiviteteve, vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me ekspozitën dhe krijimtarinë e artistit, si dhe të marrin pjesë në diskutime dhe aktivitete të ndryshme kulturore. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ndërsa pjesëmarrja është falas./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com