Galeria e artit në Hull planifikon transformim të ri me hapësirë më të madhe në tarracë
Galeria e artit Humber Street në Hull të Anglisë ka paraqitur një projekt për transformimin e hapësirave të saj, me synimin për të përmirësuar qasjen për vizitorët dhe për të tërhequr një publik më të gjerë. Plani përfshin instalimin e një ashensori të ri, zgjerimin e hapësirës së barit në tarracë dhe ndryshime në pamjen e jashtme të ndërtesës. Ndërhyrjet parashohin gjithashtu përmirësimin e hapësirave të ekspozitave, zyrave dhe punëtorive artistike. E hapur në vitin 2017, Humber Street Gallery synon të krijojë një mjedis më mikpritës dhe më të qasshëm për të gjithë. Drejtori ekzekutiv i galerisë, Dave McLeavy, ka bërë të ditur se projekti është zhvilluar në bashkëpunim me Hull Access Group, për të marrë parasysh nevojat e përdoruesve të karrocave për lëvizje, personave...
Burimi:
kultplus.com