Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa
Josep Martinez ishte i pafat ndaj Real Madrid, në humbjen 2-1 të Interit, në raundin e parë të Champions League. Portieri bëri gafë në zonë, e cila solli golin e dytë të shënuar Federico Valverde. Këtë të mërkurë, Martinez ka marrë përgjegjësinë për gabimin, ndërsa theksoi se nuk ka udhëtim pa pengesa. “Marr përgjegjësinë për gabimin tim te goli i dytë. Nuk mund të pranojmë dy gola të tillë kur përballesh me një ekip si Real Madridi që nuk të fal për gabimet. Nuk ka udhëtim pa pengesa dhe gabime, si në futboll ashtu edhe në jetë. Të japësh forcë në një moment të vështirë si dje ndërton personalitetin e fortë që të nevojitet për të mbrojtur këto ngjyra. Jemi të gjithë të zhgënjyer sepse...
Burimi:
javanews.al