Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

Gabriel Jesus mbërrin në “Camp Nou”, gjithçka gati për transferimin te Barcelona, zbulohen detajet e kontratës

Gabriel Jesus ka mbërritur në Barcelonë për t’u bërë zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi brazilian, 29 vjeç, pritet të firmosë kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2028, me një sezon shtesë si opsion. Barcelona ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e Gabriel Jesusit për 10 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh, në varësi të objektivave të arritura. Sulmuesi brazilian mbërriti pasditen e sotme në terminalin e fluturimeve private të aeroportit Barcelona-El Prat, i shoqëruar nga bashkëshortja, vajza dhe djali i tij. Para gazetarëve, Jesus u shfaq i buzëqeshur dhe i emocionuar për aventurën e re. “Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur”, deklaroi ai, ndërsa përshëndeti mediat duke bërë edhe gjestin...