Gabimet që ndëshkuan Barcelonën ndaj PSG-së dhe mësimet për “El Clásico”
Te Barcelona të gjithë e dinin se ndeshja kundër PSG-së do të ishte shumë e vështirë. Përballë kishin kampionen aktuale të Europës, një skuadër me potencial të jashtëzakonshëm ofensiv, siç e dëshmoi sërish duke shënuar 4 gola. Ekipi i Luis Enrique ishte superior ndaj kundërshtarit, i cili pësoi humbjen e parë këtë sezon. PSG-ja ia doli sepse Barcelona bëri shumë gabime në faza të ndryshme të ndeshjes. Kjo është një përballje nga e cila katalanasit mund të mësojnë shumë për të ardhmen dhe, mbi të gjitha, për ndeshjen e së dielës së ardhshme kundër Real Madridit. Barcelona humbi në “Parc des Princes” për disa arsye, të cilat duhet t’i analizojë dhe të nxjerrë përfundimet e duhura gjatë ditëve në vijim. Këtë e theksuan si trajneri,...
Burimi:
telesport.al