Gabimet e portierit të kombëtares shqiptare me Finlandën…
Ka ardhur koha që të rishikohet seriozisht vendi i Etrit Berishës në Kombëtare, por largimi përfundimtar nuk mund të vendoset vetëm nga një ndeshje. Duhet saktësuar episodi: Berisha gaboi në pasim dhe, duke tentuar ta korrigjonte, ndërhyri ndaj kundërshtarit e mori karton të kuq. Pra, dy veprime të njëpasnjëshme që e lanë Shqipërinë me dhjetë lojtarë në minutën e 22-të. Golat u pësuan pas largimit të tij, kur në portë ishte Alen Sherri. Nuk duhen ngarkuar të gjitha gabimet e portës mbi Berishën. Megjithatë, përgjegjësia e tij është e rëndë. Nga një portier me përvojë pritet pikërisht qetësia për të mos e kthyer një pasim të gabuar në një goditje edhe më të madhe për skuadrën. Përjashtimi ndryshoi kushtet e ndeshjes dhe ua vështirësoi jashtëzakonisht...
Burimi:
kohajone.com