‘FUTURAMA’, Zake Prelvukaj sjell një reflektim artistik mbi kohën, kujtesën dhe të ardhmen

‘FUTURAMA’, Zake Prelvukaj sjell një reflektim artistik mbi kohën, kujtesën dhe të ardhmen

Flonja Haxhaj Një mbrëmje e përqendruar rreth artit, ngjyrave dhe reflektimit mbi kohën ka sjellë bashkë artdashës të shumtë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku artistja Zake Prelvukaj ka hapur ekspozitën e saj personale “FUTURAMA”. Hapësira e Akademisë është shndërruar në një pikëtakim për publikun e interesuar për artin pamor, duke krijuar mundësinë që veprat e artistes të përjetohen nga afër dhe të nxisin interpretime e lexime të ndryshme, shkruan KultPlus.  “FUTURAMA” sjell gjithsej 26 vepra nga krijimtaria e fundit e Zake Prelvukajt, përkatësisht 14 piktura dhe 12 vizatime. Të vendosura në dialog me njëra-tjetrën, ato përfaqësojnë një tjetër etapë të kërkimeve artistike të Prelvukajt, duke e ftuar publikun të ndalet te gjuha pamore, elementet shprehëse dhe lidhjet konceptuale që përshkojnë...