Fury: Joshua pranoi të duelojë me mua për shkak të pagës, por kjo do të jetë rroga e tij e fundit e majme
Tyson Fury këmbëngul se Anthony Joshua po siguron një pagesë të fundit të madhe në ndeshjen e tyre të boksit më 11 dhjetor, ndërsa ai vetë synon ta vazhdojë karrierën edhe pas këtij dueli. Fury dhe Joshua janë rivalë prej kohësh: Të dy kanë qenë kampionë bote në peshën e rëndë, por nuk janë përballur kurrë më parë me njëri-tjetrin për unifikimin e titujve. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte,” tha Fury. “Nuk besoja se ai kishte guximin të përballej me ‘GK’ (Gypsy King – Mbretin Cigan) dhe më parë nuk e pati. E refuzoi ndeshjen katër apo pesë herë. Tani, në fund të karrierës së tij, ai kërkon një pagesë të fundit të madhe. Do t’ia jap, s’ka problem“, shtoi Fury....
Burimi:
telesport.al