Furgoni del nga rruga në Kashar, disa pasagjerë të dëmtuar
Një furgon pasagjerësh është përfshirë në një aksident rrugor pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset me barrierat prej betoni në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, disa prej pasagjerëve kanë pësuar dëmtime të lehta, kryesisht gërvishtje. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona në rrezik për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com