Fuoristrada e vjedhur gjendet e djegur brenda në tunelin e vjetër ushtarak në Vlorë! Dyshimet e para
Një automjet tip fuoristradë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Automjeti, i cili rezulton i vjedhur u gjet në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Policia po heton pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme kriminale, përpara se të përfundonte brenda tunelit në një zonë të izoluar dhe në një rrugë të paasfaltuar. Si pasojë e djegies së automjetit, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit
Burimi:
syri.net