Funerali i kasapit të Ballkanit ndez Rajonin/ Plenkoviç: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

Funerali i kasapit të Ballkanit ndez Rajonin/ Plenkoviç: Serbia po i mbyll dyert e BE-së

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që ish-komandanti i Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake në Serbi. Nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, Plenkoviq tha se kishte dëgjuar për një ceremoni të mundshme shtetërore, megjithëse një vendim përfundimtar ende nuk është marrë. Kryeministri kroat e cilësoi Mladiqin si kriminel lufte dhe e akuzoi atë për përgjegjësi në disa prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftërave të viteve ’90. “Mladiq është një kriminel lufte”, deklaroi Plenkoviq, duke theksuar se një funeral me nderime shtetërore do të kishte pasoja të forta politike për Serbinë. Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë edhe për aspiratat evropiane të Beogradit. “Është sikur po i mbyllin dyert e...