Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme
Kjo fundjavë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ngrohta, ndërsa fillimi i javës së ardhshme do të sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, shtrëngata dhe erë të fortë në disa zona të vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore. Të martën parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Reshjet e shiut pritet të rikthehen ditën e mërkurë, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të ditës. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë në vlerat...
Burimi:
argjiroja.net