FUNDI I BOJKOTIT? REAL MADRIDI DREJT RIKTHIMIT NË CEREMONINË E TOPIT TË ARTË
Real Madridi pritet t’i japë fund bojkotit dyvjeçar të ceremonisë së Topit të Artë. Sipas raportimeve të L’Équipe, klubi madrilen po përgatitet të dërgojë përfaqësuesit e tij në ceremoninë e 26 tetorit, që do të zhvillohet në Londër. Kylian Mbappé ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa mes kandidatëve të Realit janë edhe Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Marc Cucurella. Klubi kishte bojkotuar dy edicionet e mëparshme pas polemikave për çmimin e vitit 2024. ntv.al
Burimi:
ntv.al