”Ftesa e Ramës për dialog është kurth”,  Kovaçi: U përdorën plumba gome ndaj profesorëve

”Ftesa e Ramës për dialog është kurth”, Kovaçi: U përdorën plumba gome ndaj profesorëve

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, Aleksandër Kovaçi ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave përpara Ministrisë së Arsimit, duke denoncuar përdorimin e forcës ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve që u janë bashkuar tubimeve. Kovaçi bëri të ditur se gjatë protestave janë përdorur edhe plumba gome, duke treguar rastin e një anëtari të stafit akademik, i cili mbeti i dëmtuar pranë syrit. “Një nga anëtarët e stafit tonë pësoi një lëndim afër syrit dhe është sot akoma me fashim nga dëmtimi prej plumbave të gomës”, deklaroi Kovaçi, duke shtuar se gjendja shëndetësore e pedagogut është e mirë, pasi ka marrë trajtim në spital dhe vijon të jetë pjesë e protestave. Kreu i sindikatës theksoi se përdorimi i ujit me presion...