Frikë për tensione/ BE thirrje Kosovës: Respektoni vendimin, shëroni plagët e të kaluarës

Frikë për tensione/ BE thirrje Kosovës: Respektoni vendimin, shëroni plagët e të kaluarës

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë në Kosovë dhe vendeve të rajonit që të respektojnë vendimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të kontribuojnë në procesin e pajtimit, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, deklaroi se Dhomat e Specializuara zhvillojnë procedura të drejta, të paanshme dhe të pavarura, ndërsa theksoi se vendimet bazohen në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Ai rikujtoi gjithashtu se personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë vendimin në shkallën e dytë. Edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, theksoi se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen. Sipas tij, procesi lidhet me...