FRIKE NGA HAJDUTET/ ADI HILA NE POLICI: KAMERAT I KISHA VENE PER SIGURINE E BANESES
Adrian Hila ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me publikimin e materialeve intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Sipas deklarimeve të tij, ka qenë vetë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar kategorikisht se qëllimi i instalimit të tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime. Sipas burimeve të raportuara nga gazetarja Dorjana Bezat, Hila u ka shpjeguar hetuesve se kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku ai banonte. Në dëshminë e tij, Hila ka deklaruar se kamerat janë instaluar në vitin 2022, pra disa vite përpara se materialet intime të shfaqeshin dhe të nisnin të qarkullonin në internet. Ai ka pretenduar se bëhej fjalë për kamera të zakonshme...
Burimi:
ntv.al