FRIKA NGA NDONJE ORBAN I RI / BE I HAP DEREN SHQIPERISE DUKE VEZHGUAR BALLKANIN
Bashkimi Europian po përgatitet për një zgjerim të ri, por nuk dëshiron të përsërisë mënyrën me të cilën ka vepruar në zgjerimet e mëparshme. Problemi për Brukselin nuk është më vetëm nëse Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina, Moldavia apo vendet e tjera kandidate plotësojnë kushtet ditën kur bëhen anëtare. Problemi është çfarë ndodh një, pesë apo dhjetë vjet pasi ato të kenë marrë vendin në tryezën ku merren vendimet e BE-së. Përvoja me Hungarinë e Viktor Orbanit e ka kthyer këtë pyetje në çështje politike brenda Unionit. Pesë vende të BE-së, Gjermania, Franca, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu, kanë kërkuar që traktatet e ardhshme të anëtarësimit të përmbajnë mekanizma më të fortë për rastet kur një anëtar i ri cenon demokracinë, të drejtat themelore ose shtetin...
Burimi:
ntv.al