Frederik Rreshpja: Ç’u mërzite ti se do iki unë…
Poezi nga Frederik Rreshpja Ç’u mërzite ti se do iki unë,Ç’u mërzite ti se verdhuan gjethet!Ja, diademën e vjeshtës do ta nxjerr nga pellguNë korin e artë si garderobë mbreti. Po të lë kështu në këtë vjeshtëSe këtë ndarje kam ruajtur për ty.Ti e ke ditur që unë te stinët kam shtëpinë,Ti e ke ditur që unë edhe pak bëhem dimër.Se vjen një kohë e kjo natë bëhet rërëEh, rërë dhe plazh i zi!Kali i errësirës me krifën prej shiuHingëllin rrotull në hapësirë.Se ikin patat shtegtare prej telajos së Van Gogut,Se ngrijnë akull pellgjet e vdesin.Se vijnë erërat e rrëmbejnë gjithçkaNë korien e artë si garderobë mbreti. *Titulli i origjinalit: “Peizazh vjeshte“ ——————— Lexo edhe: BORGES: ME KOHË MËSOHET SE DASHNI S’DO ME THANË ME...
Burimi:
kultplus.com