Franklin Pierce, presidenti i 14-të i Shteteve të Bashkuara

Franklin Pierce, presidenti i 14-të i Shteteve të Bashkuara

Më 8 tetor 1869 ndërroi jetë Franklin Pierce, presidenti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e drejtoi vendin nga viti 1853 deri më 1857. Pierce lindi më 23 nëntor 1804 në New Hampshire, në një familje të përfshirë në politikë. Babai i tij, Benjamin Pierce, ishte guvernator i shtetit. Pas studimeve për drejtësi, Franklin Pierce nisi karrierën politike dhe u zgjodh fillimisht në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa më vonë shërbeu edhe si senator. Në vitin 1852, Partia Demokratike e zgjodhi kandidat për president. Pierce fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në vitin 1853. Presidenca e tij u zhvillua në një periudhë të tensionuar për Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për shkak të debatit mbi skllavërinë. Pierce mbështeti Aktin Kansas-Nebraska, i cili lejoi që...