Francezja “Generation Voyage”: Në kërkim të Shqipërisë autentike, nga shijet tradicionale te suveniret e Tiranës

Francezja “Generation Voyage”: Në kërkim të Shqipërisë autentike, nga shijet tradicionale te suveniret e Tiranës

Nga shijet tradicionale te punimet artizanale dhe objektet që sjellin në vëmendje historinë e vendit, Shqipëria ofron suvenire që shkojnë përtej kujtimeve tipike turistike. Media franceze “Generation Voyage” sjell disa prej produkteve autentike që vizitorët mund të marrin me vete nga Tirana dhe Kruja. Dyqanet e aeroportit të Tiranës ofrojnë kryesisht konjakun “Skënderbeu”, zakonisht në kuti të artë, si dhe magnetë me figurën e heroit kombëtar, Skënderbeut. Këto janë produkte që mund të gjenden lehtësisht, por nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht, ato që shqiptarët zgjedhin për t’ua dhuruar njëri-tjetrit. Për ata që kërkojnë suvenire më autentike nga Tirana, qyteti ofron një sërë mundësish, për të marrë me vete produkte që lidhen drejtpërdrejt me traditën dhe historinë e Shqipërisë, nga rakia artizanale dhe qilimet, te glikoja dhe objektet...