No Image Available

Franca shpërthen/ 256 mijë në rrugë, mbi 6,100 të arrestuar – revolta e shkollave kthehet në krizë kombëtare

Franca është përfshirë nga një prej valëve më të mëdha të protestave të të rinjve të viteve të fundit. Ajo që nisi në mesin e shtatorit si revoltë kundër mungesës së mësuesve, klasave të mbipopulluara dhe gjendjes së rënduar të shkollave, tashmë ka nxjerrë në rrugë qindra mijëra njerëz dhe po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi qeverinë franceze. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 256 mijë persona morën pjesë të martën në protesta në të gjithë vendin. Vetëm në Paris u regjistruan rreth 56 mijë demonstrues. Nxënësve iu bashkuan studentë, mësues, prindër dhe sindikata, ndërsa protesta u zhvilluan në Paris, Marseille, Strasbourg, Lyon, Rennes, Bordeaux, Toulouse dhe qytete të tjera. Në disa zona situata u tensionua. Policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për...