Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Franca përjeton një tjetër ditë kaosi, protestat paralizojnë Parisin! Kryeministri ultimatum ministrave: Trajtoni kërkesat e nxënësve

Protestat e nxënësve po përhapen në Francë, ndërsa të rinjtë kanë vijuar bllokimin e shkollave dhe demonstratat në rrugë, duke kërkuar nga qeveria masa konkrete për përmirësimin e kushteve në arsim. Në Paris dhe Strasburg, nxënës të shkollave publike dhe private, si dhe studentë të klasave përgatitore, ngritën barrikada të improvizuara përpara institucioneve arsimore. Protestuesit kërkojnë më shumë investime në shkollat e amortizuara dhe zgjidhje për mungesën e personelit. Lëvizja nisi rreth dy javë më parë në periferitë e varfra të Parisit, por është shtrirë gradualisht në pjesë të tjera të vendit. Qeveria ka angazhuar forcat e rendit, duke argumentuar se në disa raste protestat kanë degjeneruar në dhunë. Përballë presionit në rritje, kryeministri Sébastien Lecornu u ka kërkuar ministrave të trajtojnë kërkesat kryesore të...