Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”
Mbi 270,000 francezë dolën sërish në protesta në Francë kundër kostos së jetesës dhe gjendjes së shërbimeve publike dhe arsimit. Protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë në Paris dhe Lion, ndërsa greva njëditore e punonjësve të sektorit publik ka sjellë edhe mbylljen e Kullës Eifel. Protestat vijnë pas një serie demonstratash kundër kostos së jetesës, gjendjes së shërbimeve publike dhe problemeve në arsim, të cilat janë kthyer në trazirat më serioze sociale në Francë gjatë viteve të fundit. Në Paris, protesta nisi në një atmosferë festive. Pjesëmarrësit kënduan himnin kombëtar francez, “La Marseillaise”, ndërsa në rrugë u panë edhe automjete që ngjanin me ato të paradave të karnavaleve. Por rreth dy orë pas nisjes së marshimit, disa protestues në krye të turmës u përplasën...
Burimi:
javanews.al