Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca është përfshirë nga protesta të dhunshme në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit. Rreth 1.6 milionë persona kanë marshuar në protestat masive që përfshinë Francën, sipas shifrave të publikuara nga sindikatat franceze. Vetëm në Paris, sipas organizatoreve, në rrugë kanë dalë rreth 350 mijë protestues. Ndërkohë, Ministria e Brendshme franceze jep shifra dukshëm më të ulëta, duke raportuar afro 600 mijë pjesëmarrës në demonstratat e zhvilluara në të gjithë vendin deri në orën 17:00. Protestat dhe greva kombëtare janë organizuar nga pesë sindikata, me pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit publik dhe privat, studentëve, gjimnazistëve dhe mbështetësve të lëvizjes së jelekverdhëve. Në fokus të pakënaqësisë janë rritja e kostos së jetesës, pagat e pamjaftueshme, kushtet e punës dhe arsimi. Sipas Ministrisë së...