Franca pa Mbappe, Zidane befason me qendërsulmuesin ndaj Belgjikës. Mancini e nis në sulm me dy vëllezërit ndaj Turqisë

Franca pa Mbappe, Zidane befason me qendërsulmuesin ndaj Belgjikës. Mancini e nis në sulm me dy vëllezërit ndaj Turqisë

Luhen këtë mbrëmje dy ndeshjet e radhës në Ligën A në Ligën e Kombeve. Në Bruksel, Belgjika do të takohet me Francën. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para. Belgjika fitoi në transfertë ndaj Italisë, Franca në transfertë ndaj Turqisë. Për “Gjelat” mungon Kylian Mbappe, i dëmtuar. Zinedine Zidane ka zgjedhur si qendërsulmues, 26-vjeçarin e Rennes, Esteban Lepaul. Në krahë, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Zidane ka lënë pushim disa prej yjeve të Francës për këtë takim. Belgjika XI: Lammens; Castagne, Mechele, Ngoy, Seys; Lavia, Tielemans, De Bruyne; Godts, Moreira, De Ketelaere Franca XI: Maignan; Diouf, Lacroix, Jacquet, Kalulu; Akliouche, Da Cunha, Camavinga; Barcola, Lepaul, Doue Në Bursa, Turqia do të presë Italinë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e tyre...