Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca ka vënë në zbatim këtë javë programin e saj të ri të shërbimit kombëtar vullnetar, me synimin për të rritur kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe për të krijuar një rezervë të re të mundshme për forcat e armatosura. Rreth 3 mijë të rinj përbëjnë grupin e parë të pjesëmarrësve, të cilët do të angazhohen për një periudhë 10-mujore. Programi i ri vjen në vend të shërbimit të mëparshëm kombëtar universal, i cili tashmë është hequr. Pesë javët e para do t’u kushtohen trajnimeve bazë ushtarake. Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë do të mësojnë rregullat e disiplinës ushtarake, do të zhvillojnë stërvitje fizike dhe ushtarake, do të mësojnë këngë ushtarake dhe do të trajnohen për përdorimin e armëve. Pas përfundimit të fazës fillestare, pjesëmarrësit do...