Franca dhe Gjermania reagojnë pas aktgjykimit të Speciales: Aktgjykimi nuk shfajëson krimet e regjimit jugosllav
Franca dhe Gjermania kanë reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar respektimin e vendimit dhe të procesit gjyqësor. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Francës ka theksuar se aktgjykimi shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë në rastet kryesore, ndërsa ka rikujtuar se vendimi mund të apelohet. “Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë para Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë”, thuhet në reagimin francez. Parisi ka përsëritur gjithashtu mbështetjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe angazhimin e Francës në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Në të njëjtën kohë, Franca ka rikonfirmuar mbështetjen për pavarësinë e Kosovës...
Burimi:
kohajone.com