Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për masa ndaj Kinës: Industria evropiane përballet me goditje masive

Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Komisionit Evropian të marrë masa më të forta për mbrojtjen e tregut të Bashkimit Evropian nga shtrembërimet ekonomike dhe presioni në rritje nga Kina. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz propozojnë kufizimin e aksesit në tregun e BE-së, diversifikimin e furnizimeve dhe përgatitjen e kundërmasave ndaj vendeve të treta. Parisi dhe Berlini paralajmërojnë se industria evropiane po përballet me një “goditje masive industriale”, veçanërisht në sektorë strategjikë si automotivi, farmaceutika, makineritë, hapësira ajrore dhe industria kimike. Sipas Francës dhe Gjermanisë, marrëdhënia ekonomike e BE-së me Kinën është e pabalancuar. Deficiti tregtar i bllokut me Pekinin është vlerësuar në rreth 1 miliard euro në ditë...