Franca dhe Britania zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët për simulim e sulmit bërthamor
Forcat ajrore franceze dhe britanike kanë zhvilluar për herë të parë një stërvitje të përbashkët që simulon një sulm bërthamor, njoftuan të premten ministritë e Mbrojtjes të të dyja shteteve. Stërvitja, me emrin e koduar “Rummy”, u zhvillua të martën dhe përfshiu avionët luftarakë Typhoon të Forcave Ajrore Mbretërore britanike, së bashku me avionët francezë Rafale, mbi Detin Mesdhe, u tha në njoftim. Sipas dy shteteve, stërvitja u zhvillua në përputhje me procedurat e sigurisë, nuk përfshiu armë të vërteta bërthamore dhe kishte për qëllim forcimin e koordinimit mes dy fuqive bërthamore të Evropës Perëndimore. Pas ngritjes nga një bazë në verilindje të Francës, “aeroplanët francezë Rafale, të shoqëruar nga britanikë Typhoon, zhvilluan një simulim të një sulmi bërthamor”, u tha në njoftim. Ministri i...
Burimi:
javanews.al