Frakturë e septumit të hundës për Garcian, i kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar

Frakturë e septumit të hundës për Garcian, i kishte ndodhur edhe sezonin e kaluar

7 Shtator 2026 14:03 Alfred Lleshi Eric Garcia ka pësuar sërish frakturë të hundës. Mbrojtësi i Barcelonës u dëmtua në një përplasje me Rodrin gjatë ndeshjes së fituar bindshëm nga katalanasit ndaj Valencias. Mesfushori, ish-lojtar i Manchester City, e goditi pa dashje me kokë shokun e skuadrës, i cili nuk mundi ta vazhdonte lojën. Ekzaminimet mjekësore konfirmuan frakturën e septumit të hundës. Ky është një dëmtim që Garcia e kishte pësuar edhe një vit më parë, ndaj Club Brugge në Champions League. Në atë rast, mbrojtësi u rikthye menjëherë në fushë, duke përdorur një maskë mbrojtëse. Edhe këtë herë, pritet që Garcia të ndjekë të njëjtën rrugë dhe të luajë me një maskë mbrojtëse.