Fragment nga “Malësorja” e Nazmi Rrahmanit
Nazmi Rrahmani është njëri nga shkrimtarët më të njohur shqiptarë. Ai njihet sidomos për romanin Malësorja, nga i cili libër kemi shkëputur një fragment që mund ta lexoni në vazhdim. Sa shumë e ndryshuan Hajrinë ato tetëmbëdhjetë vjet të martesës së dytë, habitej edhe ajo vetë. Nëpër fytyrën dikur të njomë e të bukur, të shëndoshë e të plotë, si lulja në mëngjesin e pranverës plot rreze të këndshme dielli, ishin kryqëzuar tash do rrudha që ia kishin bërë koha dhe vuajtjet, thua se në atë mënyrë i kishte shënuar çdo vuajtje kujtimet e veta me nga një rrudhë në fytyrën e saj. Të gjitha ato kishin marrë tash pamjen e një rrjete marimange në ndonjë qoshe të çardakut. Edhe trupi i saj, dikur i...
Burimi:
kultplus.com