”Fountain Tower”, shpallet projekti fitues. Rama: Arkitektët e huaj po sjellin një kulturë të re në Shqipëri

”Fountain Tower”, shpallet projekti fitues. Rama: Arkitektët e huaj po sjellin një kulturë të re në Shqipëri

Një ndërtesë që ngrihet mbi tokë, duke lënë parkun sa më të lirë për qytetarët. Ky është koncepti i studios daneze Bjarke Ingels Group (BIG) për projektin “Tirana Fountain Tower”, ku arkitektura synon të ndërthuret me hapësirën publike dhe gjelbërimin. Projekti bazohet në një strukturë tridimensionale, të përshkruar nga studioja si një “re” e ngritur mbi nivelin e tokës. Volumet e ndërtesës vendosen në mënyrë të tillë që pjesa më e madhe e hapësirës në nivelin e parkut të mbetet e aksesueshme për publikun. Në konceptin e studios, Parku Rinia shihet si një pikë takimi mes gjelbërimit, ujit dhe jetës sociale të qytetit. Për këtë arsye, projekti synon të shtojë funksione të reja pa zgjeruar gjurmën e ndërtimit në sipërfaqen e parkut. “Tirana Fountain Tower”...