Fotografitë e rralla zbulojnë koncertin e fundit të The Smiths në Mançester
Fotografi të rralla, të realizuara gjatë një koncerti të grupit britanik The Smiths në Mançester, kanë nxjerrë sërish në pah një nga momentet më domethënëse të historisë së bendit, i cili vetëm disa muaj më vonë do të shpërbëhej. Pamjet bardhezi janë realizuar nga Alison Bell, atëkohë studente në Manchester Polytechnic, gjatë koncertit të mbajtur më 30 tetor 1986 në Free Trade Hall, një prej sallave më të njohura të muzikës në qytet. Performanca do të rezultonte koncerti i fundit i grupit në Mançester. Dyzet vjet pas kësaj mbrëmjeje, Bell ka vendosur të ndajë fotografitë e ruajtura për dekada, duke e përshkruar koncertin si një përvojë “dramatike” dhe “të jashtëzakonshme”. Në atë kohë, Bell ishte pjesë e gazetës studentore Pulp, për të cilën kishte marrë...
Burimi:
kultplus.com