FOTO/ Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë në dhomën e gjumit trupat e prindërve dhe vajzës 5-vjeçare! Zbulohet një armë, ja për çfarë dyshohet

FOTO/ Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë në dhomën e gjumit trupat e prindërve dhe vajzës 5-vjeçare! Zbulohet një armë, ja për çfarë dyshohet

Tre anëtarë të së njëjtës familjeje janë gjetur të pajetë sot, (31 gusht), në një apartament në zonën Pietraalta të Romës. Viktimat janë një burrë 42-vjeçar, gruaja e tij 41-vjeçare dhe vajza e tyre 5-vjeçare, e cila ishte me aftësi të kufizuara. Të tre u gjetën në dhomën e gjumit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Alarmi u dha rreth orës 13:00, pasi një familjar ishte shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte me ta. Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në rrugën Via dell’Antracite, në numrin 12, dhe zjarrfikësit u detyruan të hapnin me forcë derën e apartamentit. Brenda, ata u përballën me skenën tragjike. Karabinierët e kompanisë Roma Montesacro nisën menjëherë hetimet dhe kryen ekspertizat në vendngjarje. Sipas informacioneve paraprake, pista...