FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

FOTO/ Nën ritmin e daulles dhe valles, deputetët dhe mbështetësit e PD-së djegin tryezën e dialogut të Ramës para Kryeministrisë!

Këtë të shtunë është paparalajmëruar protestë kombëtare para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë. Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj. Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët (shiltet) e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut. Ky procesion politik u krye nën ritmin e daulles, thirrjeve dhe valleve në shesh.